KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Arrestohet 41-vjeçarja për pro*titucion, procedohen 3 të tjerë

Fier – Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos, e cila dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu, janë proceduar penalisht tre shtetas, E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar dy aparate celularë, të cilët pritet t’i shërbejnë hetimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button