ART & KULTURSTAR CHANNEL

Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Fier për Filmin “FALLI 2”, shfaqjet e para “sold out” në Teatrin Bylis

Screenshot

FIER – Filmi shqiptar “FALLI 2” është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga publiku fierak, duke mbushur sallën e Teatrit “Bylis” që në natën e parë të shfaqjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mbrëmjen e djeshme, më 31 janar, shfaqja e parë e filmit ka rezultuar tërësisht “sold out”, ndërsa interesi i lartë i publikut ka konfirmuar edhe dy netë të tjera shfaqjeje, më 1 dhe 2 shkurt, në të njëjtat orare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në mbrëmjen e parë kanë qenë të pranishëm edhe aktorët Behar Meraj dhe Marjana Kondi, si dhe producenti i filmit, Marjus Dervishi, të cilët janë pritur me shumë duartrokitje nga publiku fierak.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“FALLI 2” po konfirmohet si një nga filmat shqiptarë më të ndjekur të momentit, falë humorit, emocioneve dhe një kasti të njohur aktorësh, duke mbushur sallat kudo ku shfaqet.

Reklama në FieriWeb

🎬 “FALLI 2” vijon shfaqjet në Fier

📍 Teatri “Bylis”

📅 1 & 2 Shkurt

⏰ 17:00 & 19:00

🎟️ Bileta: 500 lekë

📢 Për shkak të interesit të lartë, publiku ftohet të sigurojë biletat paraprakisht, për të mos mbetur jashtë.

Related Articles

Back to top button