KRONIKËSTAR CHANNEL
Dy vëllezërit dhe xhaxhai i tyre bëjnë për spital 55-vjeçarin në Patos

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në Patos, ku një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga dy vëllezërit dhe xhaxhai i tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasit L. Sh., 32 vjeç, R. Sh., 28 vjeç dhe M. Sh., 48 vjeç, të tre banues në Patos, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte dhe sende të forta një 55-vjeçar, për motive të dobëta.
Si pasojë e dhunës, 55-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




