KRONIKËSTAR CHANNEL
E RËNDË | U kafshua nga qeni i fqinjëve, humb jetën në spital 65-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga kafshimi i një qeni.
Viktima është identifikuar si Emine Agolli, banuese në fshatin Çërragë. Sipas informacioneve paraprake, ajo është sulmuar nga qeni i fqinjëve, duke pësuar plagë të rënda në pjesën e këmbës.
Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta transportuar drejt shërbimit mjekësor, 65-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.
Autoritetet kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




