KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia e Vlorës procedon disa shtetas për konflikte dhe punime pa leje

Vlorë/Sarandë – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka ndërmarrë veprime për disa ngjarje të regjistruara ditët e fundit, duke referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
- Vlorë: G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, u arrestua për “Plagosje të rëndë me dashje” pasi goditi me grushte dhe sende të forta G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës. Për konflikte të tjera fizike po procedohen penalisht L. K., 49 vjeç, dhe Z. Q., 40 vjeç, si dhe A. Gj., 65 vjeç, për punime ndërtimi pa leje.
- Selenicë: S. Sh., 31 vjeç, dyshohet se ka goditur me shkop druri N. K., 59 vjeç, për motive të dobëta.
- Himarë: S. K., 64 vjeç, raportoi humbjen e armës së gjahut që e kishte me leje.
- Delvinë: A. S., 53 vjeç, dyshohet se ka goditur me grushte M. B., 52 vjeç, banues në Greqi.
- Sarandë: P. P., 57 vjeç, dhe M. P., 55 vjeç, si dhe E. Sh., 71 vjeç, dhe E. M., 40 vjeç, u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje. Ndërsa A. M., 59 vjeç, dhe A. M., 46 vjeç, dyshohen për një konflikt me G. P., 45 vjeç, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës për veprime të mëtejshme.




