MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

MOT i paqëndrueshëm me reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për sot, e premte, 6 shkurt 2026!

Ditën e premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në Ultësirën Perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht, pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës priten shtrëngata afatshkurtra.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në zonën e veriperëndimit, nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore.

Reklama në FieriWeb

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Related Articles

Back to top button