KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Elbasan, përplasen katër automjete
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor është vështirësuar, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut për disa minuta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




