LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL
Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP 5, surprizë e madhe në Prime-in e së shtunës

Surprizat në edicionin e pestë të Big Brother VIP nuk kanë fund. Prime-i i kësaj të shtune pritet të sjellë emocione të forta, teksa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të rikthehet fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.
Hyrja e tij pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe të shkaktojë reagime të forta mes banorëve, duke rritur më tej tensionin dhe interesin e publikut.
Për më shumë detaje, Big Brother VIP transmetohet këtë të shtunë, në ora 21:00, nën moderimin e Ledion Liços, në Top Channel




