AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kengetarja fierake Rovena Stefa humb të atin

Një lajm i hidhur ka prekur sot këngëtaren fierake Rovena Stefa. Ajo ka humbur të atin, Pandeli Stefa, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Në një mesazh prekës të shpërndarë publikisht, Rovena Stefa shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait të saj, duke e kujtuar si një njeri plot sakrifica, i cili kaloi vështirësi të mëdha për të rritur fëmijët dhe për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë. Ajo thekson dashurinë e tij për Kosovën, ku edhe ka dhënë frymën e fundit.

Reklama në FieriWeb - “”

“Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu, të rriteshim të mbarë. Të dua shumë, sa dashuria nuk njeh kufij”, shkruan këngëtarja mes dhimbjes.

Me hidhërim të thellë, familja Stefa njofton se ceremonia mortore për Pandeli Stefa do të zhvillohet nesër, diten e Shtunë në orën 14:00, pranë varrezave të qytetit të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngushëllime familjes Stefa për këtë humbje të madhe. 🕊️

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button