FUTBOLLSPORTSTAR CHANNEL

SOT “luftë” për superligën/ Skënderbeu, Laçi, Pogradeci për fitore në Peshkopi, Fier dhe Lushnjë! Ja përballjet

Erdhi dita e javës së 21-të të kategorisë së parë, ku padiskutim fokusi sot është te të gjitha skuadrat që janë në krye, pasi të treja sot luajnë në të njëjtën orë këtë të shtunë. Në fakt, janë katër përballje që luhen sot në kategorinë e parë dhe dy janë lënë për nesër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sot luan Skënderbeu së pari në Peshkopi ku e pret Korabi dhe është një ndeshje jo fort e lehtë, por “ujqërit” kanë vetëm një objektiv, fitoren. Takimi Korabi-Skënderbeu starton në orën 13:30.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në po të njëjtën orë luhet edhe Apolonia-Pogradeci, teksa në Fier liqenorët shkojnë vetëm për fitore, pasi nuk duan të gabojnë në ndjekjen e skjadrave të kreut. Edhe kurbinasit sot kanë një transfertë të vështirë në Lushnjë. Po sot luhet edhe ndeshja tjetër Kastrioti-Kukësi dhe këto janë katër sfidat e ditës së parë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Java e 21-të mbyllet nesër me Besa-Luftëtari dhe Bureli-Iliria. 

Reklama në FieriWeb

JAVA 21

7 shkurt 2026 (SOT)

Ora 13:30 Apolonia-Pogradeci

Ora 13:30 Kastrioti-Kukësi

Ora 13:30 Korabi-Skënderbeu

Ora 13:30 Lushnja-Laçi

8 shkurt 2026 (NESËR)

Ora 13:30 Besa-Luftëtari

Ora 13:30 Burreli-Iliria

Related Articles

Back to top button