KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në by-pass-in e Vlorës, dy të rinj të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në by-pass-in e fshatit Babicë, në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar një vajzë dhe një djalë. Sipas informacioneve paraprake, vajza ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e saj raportohet e rënduar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, i riu tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit si pasojë e përplasjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Nga pamjet e siguruara, përplasja e mjeteve duket të ketë qenë tepër e fortë.

Related Articles

Back to top button