POLITIKËSTAR CHANNEL
Balluku mbetet në detyrë, Rama paralajmëron ndryshime në Kodin Penal
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të vijojë ushtrimin e detyrës, pavarësisht se pezullimi i saj u rikthye nga një vendim i kontestuar i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama u ka bërë të ditur deputetëve të mazhorancës se qeveria do të ndërhyjë në Kodin Penal, me synimin për të pamundësuar pezullimin nga detyra të funksionarëve që janë mandatuar nga Presidenti i Republikës.
Sipas burimeve, deri në miratimin e ndryshimeve ligjore, kërkesa e radhës e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres do të mbetet në pritje.




