KRONIKËSTAR CHANNEL

Zbulohen detaje të reja për dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani: Një autor i identifikuar, tjetri në kërkim

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Në emisionin “Breaking” në Top News, Hoxha bëri me dije se një nga autorët e dyshuar të ngjarjes është shtetasi Skerdilajd Xhindi, ndërsa personi i dytë ende nuk është identifikuar, pavarësisht këqyrjes së kamerave të sigurisë. Të dy dyshohet se janë përfshirë në aktin e dhunës dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga policia.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për një vend parkimi, megjithatë autoritetet nuk përjashtojnë edhe pista të tjera, të cilat mund të kenë lidhje me detyrën e avokatit Cakrani.

Gazetarja Hoxha theksoi se avokati është goditur në pjesën e kokës me doreza hekuri, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button