AKTUALITETSTAR CHANNEL

Punonjësit e sigurisë së Bankers Petroleum në protestë: 7 muaj pa paga, rreth 120 familje në vështirësi

Dhjetëra punonjës të kompanisë së sigurimit që operon për Bankers Petroleum, dolën në protestë paraditen e sotme, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tyre, prej rreth 7 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa aktualisht rreth 120 punonjës vazhdojnë të jenë në punë pa asnjë garanci financiare. Punonjësit bëjnë me dije se kompania ka pasur më parë rreth 380 të punësuar, por gjatë muajve të fundit janë kryer shkurtime të vazhdueshme të stafit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo është protesta e katërt e organizuar brenda 7 muajve, çka sipas protestuesve tregon mungesën e një zgjidhjeje konkrete nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Punonjësit deklarojnë se mungesa e pagave i ka zhytur në borxhe dhe kredi, duke e bërë të pamundur përballimin e shpenzimeve bazë familjare. Ata theksojnë se puna e tyre ka vijuar normalisht, por pa u shpërblyer financiarisht.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, protestuesit pohojnë se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e kompanisë, të cilët, sipas tyre, i kanë mbajtur vetëm me premtime, pa dhënë afate konkrete për shlyerjen e detyrimeve.

Punonjësit paralajmërojnë se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, paralelisht me punën, deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës, duke kërkuar pagesën e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.

Related Articles

Back to top button