KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditet një rast i kontrabandës në Patos, arrestohet pronari i një servisi automjetesh

Zbulohet në Patos një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Në pranga është vënë pronari i subjektit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve për ushtrim aktiviteti ekonomik me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë kontrollit në servisin e tij janë gjetur 4 automjete, pjesërisht të çmontuara, si dhe një sasi pjesësh automjetesh, të dyshuara se janë kontrabanduar nga vende të ndryshme të Europës.

Nga verifikimet rezultoi se 50-vjeçari nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button