KRONIKËSTAR CHANNEL
E Rëndë/ Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë një 23-vjeçare në dalje të Tiranës

Një 23-vjeçare ka humbur jetën në minutat e para të ditës së sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në dalje të Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, e reja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit që drejtonte, i cili më pas është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, 23-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.




