AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fieri feston 14 Shkurtin me spektaklin jubilar “Kërcimi i Dashurisë” – një dekadë ritmi, pasioni dhe talentesh të reja

Edicioni i 10-të i garës kombëtare të kërcimit për të rinj, “Kërcimi i Dashurisë”, u zhvillua në qytetin e Fier, duke shënuar një dekadë aktiviteti të pandërprerë në mbështetje të talenteve të reja në artin e kërcimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë edicion jubilar morën pjesë 19 çifte të rinjsh nga disa qytete të vendit, 15 prej të cilëve nga Fieri, çka dëshmon për rolin e qytetit si një qendër aktive e promovimit të artit dhe rinisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas një gare të fortë dhe performancash të vlerësuara për nivelin artistik dhe teknik, Çmimi i Madh – Vendi i Parë i Edicionit të 10-të u fitua nga dy të rinj fierakë, Juela dhe Alkeo, nga shkolla “Dertliu”, me koreografi të koreografit Maringlen Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Çmimi i Madh u dorëzua nga Drejtuesja dhe Organizatorja e Përgjithshme e këtij eventi, njëkohësisht Drejtoreshë e Artit, Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë Fier, Adriana Mile.

Reklama në FieriWeb

Sipas drejtueses Mile, “‘Kërcimi i Dashurisë’ është një investim i drejtpërdrejtë në energjinë, talentin dhe të ardhmen e të rinjve tanë. Ky edicion jubilar solli një frymë të re teknike, arritje të dukshme artistike dhe një nivel të lartë përsosmërie në performancat e të rinjve konkurrentë, falë punës së dy koreografëve të këtij edicioni, Maringlen Rama dhe Taulant Demko.”

Organizatorët e konsiderojnë këtë edicion si një nga kulmet artistike të historisë dhjetëvjeçare të “Kërcimit të Dashurisë”, duke konsoliduar eventin si një platformë serioze kombëtare për zhvillimin e talenteve të reja.

“Kërcimi i Dashurisë”, i nisur 10 vite më parë si një aktivitet për Ditën e Shën Valentinit, është shndërruar ndër vite në një event kombëtar, duke përfshirë qindra të rinj dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin kulturor të qytetit të Fier.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga Arjan Sukniqi, Joli Gjovreku dhe Kejda Luga, tri personalitete të botës akademike shqiptare në fushën e kërcimit dhe koreografisë.

Ky event organizohet çdo vit nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, duke konfirmuar vazhdimësinë dhe rëndësinë e investimit në rini dhe art si pjesë e një vizioni kulturor me impakt kombëtar.

Related Articles

Back to top button