POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama: Pezullimi i ministrave cenon funksionin kushtetues, do të vendosim kufij të qartë mes pushteteve

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur nismën për ndryshime ligjore që synojnë të sqarojnë kufijtë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, duke e cilësuar të papranueshëm pezullimin e një anëtari të qeverisë nga një prokuror apo gjykatës në fazën paraprake të procesit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fjalën e tij, Rama theksoi se pezullimi i një ministri nuk prek thjesht individin, por cenon funksionimin e një institucioni të tërë dhe balancën kushtetuese të pushteteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht një person, por funksioni kushtetues i ekzekutivit. Kjo prek drejtpërdrejt ndarjen e pushteteve”, u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas kryeministrit, Kushtetuta parashikon tre pushtete të pavarura – legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin – dhe pavarësia nuk është privilegj vetëm i gjyqësorit. Ai nënvizoi se ndërhyrja në territorin e vendimmarrjes së ekzekutivit krijon precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit.

Reklama në FieriWeb

Rama e cilësoi nismën si një përpjekje për të adresuar atë që juristët e quajnë “boshllëk”, ndërsa ai vetë e konsideroi problem kulturor dhe institucional. Sipas tij, nëse fryma e Kushtetutës nuk mjafton për të garantuar balancën, atëherë është e nevojshme që kjo të saktësohet në mënyrë eksplicite në ligj.

Në fjalën e tij, kryeministri ngriti shqetësime edhe për praktikën e paraburgimeve në vend, duke iu referuar kritikave të bëra nga Këshilli i Europës lidhur me nivelin e lartë të personave në paraburgim. Ai tha se “kodi penal në demokraci duhet të garantojë lirinë dhe jo të udhëhiqet nga logjika e heqjes së saj”.

Duke iu referuar rastit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama bëri të ditur se ajo i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ai e ka refuzuar. “Dorëheqja nën presionin e një ndërhyrjeje që del jashtë territorit kushtetues të ekzekutivit nuk është zgjidhje”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se rasti konkret do të trajtohet sipas procedurave në Kuvend dhe se nisma për ndryshimin ligjor nuk lidhet me një çështje të veçantë, por me nevojën për të vendosur kufij të qartë për të ardhmen.

“Ne duam një drejtësi të pavarur, por secili pushtet duhet të qëndrojë në territorin e vet. Balanca është thelbësore për funksionimin e shtetit demokratik”, përfundoi Rama.

Related Articles

Back to top button