KRONIKËSTAR CHANNEL

AKSIDENT NË RRUGËN “SKËNDERBEU” NË FIER, MAKINA PËRPLASET ME MOTORIN – NJË I PLAGOSUR

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident rrugor është regjistruar në Rruga Skënderbeu, në Fier, ku një automjet është përplasur me një motor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje është konstatuar automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E.H, si dhe motori tip “Dayang”, me drejtues shtetasin M.L.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin E. H., 25 vjeç. Aktualisht shtetasi M. L., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.m

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button