Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, uron Republika e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Subashi thekson se 17 shkurti shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke e cilësuar pavarësinë si fryt të sakrificës, rezistencës dhe dashurisë për liri.
Ai vlerëson rrugëtimin 18-vjeçar të Kosovës si një histori suksesi drejt konsolidimit të shtetit sovran dhe demokratik, me aspiratë të qartë evropiane, si dhe shpreh mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Në përfundim, kryebashkiaku i Fierit uron që Kosova të vijojë rrugën e zhvillimit, integrimit dhe prosperitetit.





