KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja mbi vr*sjen e Artur Tushit/ 11 pl*mbat ndaj 44-vjeçarit në Kolumbi, hetimet nxjerrin lidhjet me grupin kriminal

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11 herë jashtë qendrës tregtare Santafé në Medellín, Kolumbi, në tetor të vitit të kaluar.

Hetuesit kanë identifikuar autorët, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit kriminal “La Oficina Premium”, i njohur për vrasje me pagesë të  personave të huaj me status të lartë në Kolumbi dhe qytete të tjera të tjera.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane.

Viktima u qëllua teksa po kthehej në shtëpi, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal. Ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh të të huajve në Medellín gjatë viteve të fundit, që përfshin një meksikan, një amerikan dhe dy kanadezë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një nga viktimat është Horacio Pérez Ledezma, 54 vjeç, i vrarë në një restorant në sektorin Provenza të El Poblado.

Kanadezët vrarë janë Jonathan Christopher Acevedo García dhe Jesse Marcel Arrigo, të cilët u qëlluan respektivisht në Mall del Indio dhe pranë Las Palmas Avenue. Viktimat me shtetësi amerikane nuk janë bërë publike nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas kryetarit të bashkisë, Federico Gutiérrez, organizata kriminale operon ndërkombëtarisht dhe dyshohet se qëndron pas vrasjeve edhe në Meksikë, Republikën Dominikane dhe Kili.

Hetimet kanë zbuluar përdorimin e linjave telefonike ndërkombëtare, dokumenteve dhe rrjeteve financiare për të fshehur aktivitetin e tyre, përfshirë pagesat për ekzekutimet, të cilat kushtojnë midis 400,000 dhe 500,000 dollarë, në varësi të profilit të viktimës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Nëntë të ndaluarit e grupit janë nën hetim për vrasje, trafikun e armëve dhe aktivitete të tjera kriminale, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur lidhjet ndërkombëtare dhe implikimet penale të strukturës së “La Oficina Premium”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button