KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekzekutuan 44-vjeçarin shqiptar në Kolumbi/ Arrestohen 9 anëtarë të “La Oficina Premium”

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e shqiptarit Artur Tushi, 44 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri 11 herë pranë qendrës tregtare Santafé në Medellín, në tetor të vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetuesit kanë identifikuar autorët e dyshuar të sulmit, të cilët besohet se janë pjesë e grupit kriminal “La Oficina Premium”, një organizatë që, sipas mediave lokale, synon persona të huaj me profil të lartë në Medellín dhe qytete të tjera të Kolumbisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet në Medellín konfirmuan arrestimin e nëntë anëtarëve të dyshuar të kësaj organizate, të akuzuar se qëndrojnë pas katër vrasjeve të shtetasve të huaj në kryeqytetin e departamentit të Antioquia-s, si dhe për lidhje të mundshme me vrasjen e kandidatit presidencial Miguel Uribe Turbay.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas gazetës “El Colombiano”grupi është i specializuar në vrasje me pagesë ndaj viktimave të huaja, si në Medellín ashtu edhe në qytete të tjera, madje edhe jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb

Operacioni policor u zhvillua në lagjen Kennedy, në zonën veriperëndimore të qytetit, ku u arrestuan nëntë persona. Ata po përballen me seanca paraprake për akuza që lidhen me trafikim dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Gjatë bastisjes u sekuestruan tetë armë zjarri, përfshirë një mitraloz dhe disa revolverë, si dhe 29 telefona celularë, shumë prej tyre me linja ndërkombëtare. Kryebashkiaku i Medellín-it, Federico Gutiérrez, deklaroi se armët do t’i nënshtrohen Sistemit të Unifikuar të Krahasimit Balistik për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasje të tjera.

Sipas hetimeve paraprake, vrasja e Tushit, i përshkruar si 44-vjeçar shqiptaro-ekuadorian, dyshohet të lidhet me aktivitete të paligjshme që përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, me përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Ai u qëllua teksa po kthehej në banesën ku qëndronte, në një atentat të planifikuar.

Ndër rastet e tjera që i atribuohen paraprakisht këtij grupi është vrasja e meksikanit Horacio Pérez Ledezma, si dhe çështje të tjera që përfshijnë shtetas të huaj. Për disa prej tyre vijojnë hetimet, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për raste që lidhen me qytetarë amerikanë dhe kanadezë.

Sipas autoriteteve, vrasjet me pagesë ndaj të huajve variojnë nga 400 mijë deri në 500 mijë dollarë, në varësi të profilit të viktimës dhe kompleksitetit të operacionit. Hetimi sugjeron se pagesat mund të jenë kryer përmes transfertave në parajsa fiskale ose përmes kriptovalutave, me qëllim shmangien e gjurmimit financiar.

Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan edhe një altar me figura fetare dhe sende të lidhura me praktika ezoterike. Sipas raportimeve, anëtarët e grupit dyshohet se kryenin rituale para se të realizonin krimet.

Edhe pse nëntë të arrestuarit aktualisht përballen me akuza për armëmbajtje pa leje, Zyra e Prokurorit dhe autoritetet lokale po punojnë për ngritjen e akuzave të tjera që lidhen me vrasje të rënduara dhe organizatë kriminale.

NGJARJA

Artur Tushi, me origjinë nga Lezha dhe me pasaportë ekuadoriane, u vra më 5 tetor 2025 në Medellin, Kolumbi.

I njohur edhe si “Qoti”, ai u qëllua 11 herë nga një person me motor, i identifikuar si një vrasës me pagesë.

Sipas mediave kolumbiane, kjo ngjarje lidhet me një luftë për kontrollin e një porti të ri në zonën e Urabá, që pritet të jetë një pikë strategjike për trafikun e drogës drejt Europës. Në këtë konflikt janë përfshirë grupe të fuqishme kriminale ndërkombëtare.

Tushi mund të ketë qenë përfaqësues i një grupi shqiptar me interesa në këtë port.

Viktima kishte precedentë penalë në Shqipëri, Itali, Ekuador dhe Spanjë dhe dyshohet se ka pasur rol në rrjete të trafikut të kokainës në Amerikën Latine.

Related Articles

Back to top button