KRONIKËSTAR CHANNEL
Durrës / Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara

Autoritetet doganore shqiptare kanë bllokuar mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Antikontrabandës në bashkëpunim me degën doganore në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, artikujt e sekuestruar mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.
Sasia e mallrave është bllokuar, ndërsa kanë nisur procedurat administrative për rastin e dyshuar të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e mallrave.




