AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përmbytje në Durrës, reshjet e shiut paralizojnë lëvizjen në disa lagje

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit qytetin e Durrës kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje, duke krijuar probleme serioze në lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin rrugor.

Në disa zona, uji ka mbuluar trotuaret dhe ka depërtuar në pjesë të rrugëve, duke e bërë të vështirë kalimin për këmbësorët. Nxënës dhe qytetarë të shumtë janë parë duke ecur mes ujit për të arritur në destinacionet e tyre, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi i automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm.

Reklama në FieriWeb - “”

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë nivel të lartë uji në pika të ndryshme të qytetit, çka tregon për vështirësi në përballimin e prurjeve nga sistemi i kanalizimeve.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa pritet që situata të normalizohet në varësi të intensitetit të reshjeve në orët në vijim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button