EKONOMISTAR CHANNEL

Rivlerësimi i pronave nuk ka nisur ende, pengohet nga cmimi i references se pa miratuar

Ministria e Financave thotë se zbatimi pengohet nga mungesa e miratimit të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve nga Këshilli i Ministrave. Paketat me çmimet e reja janë dërguar për shqyrtim dhe sapo të miratohen, do të nisë rivlerësimi.

Ky proces pritet të ulë barrën fiskale për pronarët që shesin apartamente dhe të stimulojë tregun e pasurive të paluajtshme.

Reklama në FieriWeb - “”

Në korrik 2025, Ministria e Financave propozoi ndryshime në vendimin për çmimet e referencës, duke përfshirë zona të reja për rrethet dhe barazim të çmimeve për zonat rurale.

Të gjitha ndryshimet janë shoqëruar me harta digjitale dhe tabela, dhe janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave. Rishikimet e fundit parashikojnë një hartë të re me 176 zona kadastrale, ku për herë të parë përfshihen edhe fshatrat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button