KRONIKËSTAR CHANNEL

AKSIDENT i rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Plagoset drejtuesi i një motoçiklet

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje–Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Opel”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Lushnjes. Sipas burimeve paraprake, ai ka pësuar fraktura në këmbë dhe në kokë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, ndërsa pritet edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga të dhënat e para dyshohet se motoçikleta ka tentuar të kryejë manovër për t’u futur në një pikë karburanti, moment në të cilin është përplasur me automjetin.

Reklama në FieriWeb

Aksi i vjetër rrugor Lushnje–Berat është kryesisht i frekuentuar nga banorët e zonës dhe nuk paraqet trafik të rënduar, pasi pjesa më e madhe e qarkullimit devijohet në aksin e ri, i cili nuk kalon brenda fshatrave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button