Trafik dr*ge në Ekuador, Holandë e Britani/ Mes tyre Suel dhe Mario Çela, SPAK dërgoi për gjykim 21 të pandehur, ja akuzat ndaj tyre

SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.
Të pandehurit janë:
- Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
- Mario Çela
- Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
- Xhino Roka
- Marsel Roka
- Prekë Kodra
- Ledio Zabeli
- Sergej Hasanpapaj
- Fuad Verzivolli
- Bruno Hazizolli
- Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
- Artan Hoxha
- Pajtime Fetah
- Metin Mehja
- Skënder Sufaj
- Marsel Shega (alias Bujar Shega)
- Renato Hasani
- Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
- Blerina Beqiri
- Elton Qyno
- Dedan Gjoni
Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.
Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.




