KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Pronar servisi 41-vjeçar arrestohet me armë zjarri, finalizohet operacioni “Guns”

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive, automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit J. B., 41 vjeç, dhe një 21 vjeçar, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër.

Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit J. B., u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit J. B., si dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button