AKTUALITETSTAR CHANNEL

Çifti nga Roskoveci denoncon vajzën në “Shihemi në Gjyq”, debat i fortë me noteren për aktin e dhurimit

Një çift bashkëshortësh nga Bashkia Roskovec, rrethi Fier, Pranvera dhe Nuredini, u paraqitën në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, ku pretenduan se vajza e tyre, Alma, u ka marrë pronën përmes një akti dhurimi që sipas tyre është firmosur në kushte mashtrimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas çiftit, në banesën e tyre ka shkuar bashkëshorti i një notereje, i cili i ka marrë firmën Nuredinit. Ata theksojnë se nuk janë paraqitur në zyrë noteriale dhe kërkojnë prishjen e aktit të dhurimit, duke pretenduar se janë mashtruar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë transmetimit, në telefon ndërhyri noterja Ermira Jano, e cila deklaroi se kishte shkuar personalisht në banesën e çiftit së bashku me bashkëshortin e saj për të marrë firmat. Por kjo deklaratë u cilësua kontradiktore nga juristja Eni Çobani, e cila evidentoi se në dokumentin noterial është shënuar se palët janë paraqitur fizikisht në zyrën e noterisë në Fier.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Çobani u shpreh se është detyrë e çdo noteri të përcaktojë saktë vendin ku kryhet veprimi noterial, qoftë në zyrë apo në banesë, në rastet kur palët janë në pamundësi për t’u paraqitur. Ajo theksoi se, pas deklaratës publike të noteres, lind një problem serioz ligjor mbi vlefshmërinë e aktit.

Reklama në FieriWeb

“Noterja ka thënë publikisht se ka shkuar në banesë dhe ka marrë firmat, ndërkohë që në dokument ka shkruar se palët janë paraqitur në zyrë. Përgjigjen nuk e jap unë, por ligji,” – u shpreh Çobani, duke shtuar se një situatë e tillë nuk ka ndodhur në 14 vite të kësaj rubrike.

Juristja i bëri thirrje Prokurorisë së Fierit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë që të verifikojnë deklaratën publike të noteres dhe përmbajtjen e aktit noterial, për të vlerësuar nëse ka vend për veprime të mëtejshme ligjore.

Nga ana e saj, Pranvera deklaroi se në shtëpi ka shkuar vetëm bashkëshorti i noteres, i shoqëruar nga vajza e tyre, Alma.

Çështja mbetet e hapur dhe pritet të shihet nëse organet kompetente do të ndërhyjnë për të shqyrtuar vlefshmërinë e kontratës së dhurimit dhe rrethanat në të cilat ajo është nënshkruar.

Pranvera dhe Nuredini kanë 57 vjet martesë, ku gjithnjë mes sakrificës dhe punës i kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit. Por, këtë të diel, 22 shkurt, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ata tregojnë se për gati tre vjet kanë pasur debate të vazhdueshme në familje.

Shkak për këtë është bërë, një akt dhurimi, ku vajza u ka marrë pronën. Pranvera shprehet se gjatë gjithë kohës i ka ndenjur pranë bashkëshortit, por tani nuk bën asnjë lloj kompromisi, do me çdo kush pronën.

Pranvera: Pasi erdhi nga Greqia ky, filluam që të punonim dhe të bënim. Lamë borxhet. Unë u sëmura siç të thashë . Vjen e merr babain me të mirë “ajo do vdesë, ajo nuk ka më jetë”. Siç duket babai humbi shpresat nga kjo kockë që i ka ndenjur pranë. 57 vjet pranë këtij burri, që po bëj tre vjet që po rri me kokën mënjanë në shtëpi. Po shkojmë në debate nga dita në ditë. 57 vjet të kam mbajtur krahët, një jetë të tëra, këmba zbathur.

Nuredini: Më ke qëndruar pranë. Nuk hedh njeri këtë që ke bërë. Më ke ndenjur në fund të këmbës, po mbrapa. Të gjitha gjërat. Por, tani kur ajo erdhi grua dhe kërkoi ndihmë, se do futem në kredi dhe do bëj sera, do bëj këtë, e atë, qysh t’i thoja që nuk të jap. Ik shko mbytu në det, apo të bëheshe ashtu siç u bë.

Pranvera: Bravo e mbështete. A dole fitimtar?!

Nuredini: Nuk e dija. Kjo është vdekje.

Pranvera: Dua pronën Nuri, 1 dhe 1 bëjnë 2. Nuk e di se si do bësh apo se si do veprosh. Merri të lutem se çfarë të takon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button