PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Manja: Masat aktuale janë të mjaftueshme

Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, shumica e Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë diskutimeve në Këshill, deputeti i PS-së, Ulsi Manja, u shpreh se masat e sigurisë që janë aktualisht në fuqi ndaj znj. Balluku janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit.
“Masat që janë në fuqi tani ndaj znj. Balluku janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit”, deklaroi Manja, duke lënë të kuptohet se shumica nuk e sheh të arsyeshme miratimin e një mase më të rëndë në këtë fazë të procesit.
Kërkesa e SPAK është shqyrtuar në kuadër të procedurave parlamentare që kërkojnë autorizimin e Kuvendit për arrestimin e një deputeti. Ende nuk ka një vendim përfundimtar nga seanca plenare lidhur me këtë çështje.




