EKONOMISTAR CHANNEL

Hyn në fuqi udhëzimi për rivlerësimin e pronave.

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare udhëzimi i Ministrisë së Financave që i hap rrugë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar, ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjithashtu, rivlerësimi mund të kryhet edhe për ato pasuri që e kanë kaluar një herë këtë proces. Ai mund të kryhet nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ose nëpërmjet ekspertëve të licencuar për pasuritë e paluajtshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Baza tatimore llogaritet si diferenca midis vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme të regjistruar më parë. Për ndërtesat, nga çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit përdorimi, deri në maksimumi 30%. Për tokat, çmimi minimal fiskal është ai për metër katror sipas hartës së vlerave në fuqi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hyrja në fuqi e këtij udhëzimi pritet të çlirojë tregun e pasurive të paluajtshme, një kërkesë kjo e paraqitur prej kohësh edhe nga shoqatat e ndërtuesve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button