KRONIKËSTAR CHANNEL

Noizy thirret nga GJKKO për të dëshmuar ndaj Laert Haxhiu për sulmin me tritol në Durrës

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për t’u bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, në cilësinë e viktimës së veprës penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përveç Noizyt, pjesë e këtij procesi mund të bëhen edhe babai i tij, Bashkimi, si dhe motra e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas procedurës, në momentin që dosja ndaj Haxhiut ka kaluar për gjykim, viktimat e veprës penale kanë të drejtë të përfshihen në proces. Ato mund të përfaqësohen nga një avokat ose të zgjedhin të mos marrin pjesë fare në seancat gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjykata ka detyrimin ligjor të njoftojë viktimat për zhvillimin e procesit, duke u dhënë mundësinë të njihen me çështjen dhe të japin deklarimet e tyre në gjyq.

Reklama në FieriWeb

Sipas verifikimeve, Noizy ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, në qershor të vitit 2022.

Hetimet e SPAK, si dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, kanë zbuluar se lënda plasëse ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si kundërpërgjigje ndaj dhunimit të shokut të tij, Kleviol Ahemeti, nga persona të afërt me Noizyn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button