AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH zbardh vendimet për ndërhyrjen emergjente

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli ka folur këtë të martë në një konferencë për mediat lidhur me bllokimin disa ditor të aksit Librazhd-Përrenjas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kozeli ka zbardhur vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit Teknik ditën e sotme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga analiza e kryer, shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të zgjatura, që ka shkaktuar erozion lumor, duke çuar në rrëshqitje të vazhdueshme dhe në seri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Teknik ka marrë këto vendime:

Reklama në FieriWeb

– Ndërtimi i një rruge të re provizore në shtratin e Lum Shkumbin.

– Rakordimi i menjëhershëm me Hekurudhën Shqiptare, agjencitë kombëtare të mjedisit dhe agjencitë e menaxhimit të burimeve ujore për menaxhimin e situatës.

– Prishja e urës ekzistuese, lehtësimi i rrugës së prishur dhe ndërtimi i një skarpat natyror që do të mundësojë ndërhyrjen.

– Sistemi i ujërave në gjithë zonën përreth të përmirësohet dhe të menaxhohet më mirë.

– Devijimi i rrjedhës së lumit që godet rrugën dhe hekurudhën.

Ky aks i ri është me gjatësi minimumi 1.3 kilometra dhe nuk mund të themi një afat kohor. Lidhur me inertet, e mohoj që fenomeni të ketë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve.”, tha ndër të tjera kreu i ARRSH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button