Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti

Është ndarë nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti, një prej figurave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga institucionet kulturore të qytetit të Korçës, të cilat kanë shprehur dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.
Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë në teatrin dhe kinemanë shqiptare.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.
Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.




