KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacion i befasishëm në Burgun e Domokos, kontrolle në qelitë e Alket Rizajt dhe “Sandrit”

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, ndër qelitë e kontrolluara me imtësi kanë qenë edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”. Ky i fundit konsiderohet si organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnania, nga Karaibet në janar të vitit 2020.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe mjete prerëse (thika) brenda ambienteve të paraburgimit. Burime bëjnë me dije se vetëm 24 orë më parë ishte zhvilluar një tjetër operacion në të njëjtin institucion, ku u kontrolluan 17 qeli, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në burgje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button