Fier/ Arrestohet 19-vjeçari, procedohen disa të mitur për drejtim mjeti pa leje, armë të ftohtë dhe konflikte fizike

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoria Vendore e Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Gj., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, të dy banues në Fier.
Sipas Policisë, 17-vjeçari u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit ndaj 19-vjeçarit, i cili ishte pasagjer në mjet, u gjet një përforcues grushti.
Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për pesë shtetase 15 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
- R. Ç. (L.), 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
- Dh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




