Shpallen “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale” Vallja Dyshe Myzeqare dhe Vallja e Ngjalës

Dy prej valleve më përfaqësuese të trevës së Myzeqesë, Vallja Dyshe Myzeqare dhe Vallja e Ngjalës, janë shpallur zyrtarisht “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Ky vlerësim i rëndësishëm i jep status kombëtar dy formave të veçanta të folklorit shqiptar, të cilat prej dekadash përcillen nga brezi në brez si pjesë e identitetit kulturor të zonës. Të njohura për ritmin, simbolikën dhe elementët karakteristikë koreografikë, këto valle përfaqësojnë traditën, historinë dhe shpirtin artistik të Myzeqesë.

Shpallja e tyre si pasuri kombëtare konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale shqiptare, duke garantuar ruajtjen dhe transmetimin e saj për brezat e ardhshëm.

Me këtë vendim, thesaret folklorike të Myzeqesë marrin vulën e merituar kombëtare, duke forcuar më tej identitetin kulturor të vendit.




