AKTUALITETSTAR CHANNEL
Bashkia Fier përfundon asfaltimin e tre rrugëve në Mbrostar Ura
Bashkia Fier vijon investimet në infrastrukturën rrugore. Në fshatin Mbrostar Ura ka përfunduar asfaltimi i rrugëve “Faslli Serjani”, “Meçan Kaja” dhe “Halit Gremi”.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët e zonës. Investimi konsiderohet një hap konkret në drejtim të modernizimit të infrastrukturës lokale dhe lehtësimit të aksesit për komunitetin.
Punimet janë mbyllur me sukses, duke i dhënë zonës një standard të ri rrugor dhe kushte më të mira jetese për banorët.




