KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Fier/ 60-vjeçari gjendet pa ndjenja në mes të qytetit, me shenja dhune në trup

Një 60-vjeçar i identifikuar si Qirjako Ferti është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit, me shenja të dukshme dhune në trup.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë dhënë alarmin, duke njoftuar menjëherë ambulancën. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 60-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është paraqitur edhe një javë më parë në urgjencë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ai është dhunuar nga persona të tjerë apo nëse dëmtimet mund të jenë shkaktuar në rrethana të tjera.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button