FUTBOLLSPORTSTAR CHANNEL
“Plas” keq në ndeshjen Apolonia–Pogradeci, Asllanaj humbet kontrollin – pritet dënim i rëndë

Sfida mes Apolonisë dhe Pogradecit është shoqëruar me tension të lartë, siç ka ndodhur shpesh në përballjet mes dy ekipeve. Liqenorët triumfuan 2-1, falë golit të shënuar nga Pius në minutat e fundit të takimit.
Në kohën shtesë, nervat e fierakëve nuk u përmbajtën. Ersildjo Asllanaj u ndëshkua me karton të kuq pas një veprimi anti-sportiv ndaj një kundërshtari. Pas këtij episodi, situata agravoi dhe në fushë shpërtheu përplasja mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Tashmë pritet reagimi i organeve disiplinore, me Apoloninë që rrezikon masa të ashpra. Fierakët duken gjithnjë e më pranë rënies nga Kategoria e Parë në të Dytën.




