AKTUALITETSTAR CHANNEL

Molotovët ndaj “Vilës 31”, Ambasada e Francës: Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, të patolerueshme

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas sulmit me molotovë ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon me forcë aktet e dhunës, duke theksuar se mbrëmja e djeshme arriti një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”.

Reklama në FieriWeb - “”

Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez.

Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.

E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi“, shkruan ambasada franceze në reagimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button