KRONIKËSTAR CHANNEL
Përfshihet nga zjarri një banesë 1-katëshe në lagjen “15 Tetori” në Fier
Një banesë 1-katëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesat përreth. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, banesa ka qenë e pabanuar. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një endacak që qëndronte aty.
Nga pamjet e siguruara nga fieriweb.com, duket se çatia e banesës është djegur pjesërisht, duke shkaktuar dëme materiale.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.




