AKTUALITETSTAR CHANNEL
Armando Subashi inspekton investimet në Vajkan: Përmirësohet infrastruktura në Njësinë Administrative Mbrostar

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës së Shkollës (segmentet 1 dhe 2), si edhe asfaltimin e rrugës “Prifti”, në fshatin Vajkan, Njësia Administrative Mbrostar.
Ky investim konkret përmirëson ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonës, duke garantuar më shumë siguri, lehtësi në qarkullim dhe kushte më të mira për banorët.
Punimet janë pjesë e planit të ndërhyrjeve të Bashkisë Fier për modernizimin e infrastrukturës në zonat urbane dhe rurale, me synim rritjen e cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.




