KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në Fier/ Dy të plagosur dhe një i arrestuar, 70-vjeçari nga Berati përfundon në pranga pas përplasjes së automjeteve

Foto ilustruese

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një aksident rrugor i regjistruar në territorin e qarkut Fier ka përfunduar me dy persona të plagosur dhe me arrestimin e një 70-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin Xh. B., 67 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi A. P., si edhe pasagjerja që udhëtonte në automjetin e drejtuar nga 67-vjeçari. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ne Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Burime zyrtare bëjnë me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button