KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Peshtan të Fierit – humb jetën 36-vjeçari duke punuar me mjet bujqësor

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Brekas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku 36-vjeçari Hamza Duraj ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, mësohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36-vjeçarin drejt Spitali Rajonal Fier, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore gjatë ditës së nesërme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button