BOTASTAR CHANNEL

“Ishte shansi ynë i fundit dhe më i mirë për të sulmuar”, deklarata e Trump nga Shtëpia e Bardhë: Irani, një kërcënim i patolerueshëm në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se programi raketor i Iranit kishte për qëllim të mbështeste zhvillimin e armëve bërthamore, duke e konsideruar këtë një kërcënim të patolerueshëm për Lindjen e Mesme dhe për popullin amerikan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ndërsa SHBA-të ishin vendi që donin ta ndalonin këtë, të gjithë ishin me ne”, tha Trump, duke theksuar se një regjim iranian i armatosur me armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi do të ishte një rrezik serioz për rajonin dhe për Amerikën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Presidenti shtoi se kishte marrë vendimin për të nisur operacionet sepse ishte “shansi i tyre i fundit dhe më i mirë për të sulmuar” dhe për të eliminuar “kërcënimet e patolerueshme të paraqitura nga ky regjim i sëmurë dhe i lig”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai gjithashtu tha se Irani i injoroi paralajmërimet e SHBA-së dhe “refuzoi të ndërpresë përpjekjet e tij për të pasur armë bërthamore”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button