KRONIKËSTAR CHANNEL

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime për lëndë narkotike

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Sh., 45 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjet pa targë, në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal për shtetasit E. K., 24 vjeç, M. V., 19 vjeç, J. T., 19 vjeç dhe F. M., 44 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike, kanabis.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button