AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pas lajmeve për sulm në “Ashraf 3” në Manzë, reagon zëdhënësi i kampit: Irani s’ka kapacitet teknik për të goditur Shqipërinë, është propagandë për luftë psikologjike

Pas publikimit të disa lajmeve në media se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3 në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit Shahriar Kia.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të shënjestrohet Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai shton se edhe nga ana teknike, është e pamundur që të mbërrijnë raketat e hedhura nga Irani në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Reklama në FieriWeb

Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button