KRONIKËSTAR CHANNEL

EFEKTIVI SHQIPONJAVE NË DIBËR BIE NGA LARTESIA, E SHTYU PERSONI QE DO ARRESTONTE

Një efektiv i forcave speciale të Policia e Shtetit ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar në qytetin e Dibër, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë kanë ndërhyrë në një banesë trekatëshe për të bërë arrestimin e të dyshuarit. Gjatë ndërhyrjes, efektivi Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi pasi është shtyrë nga personi që do të arrestonte.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as pistën që efektivi mund të jetë plagosur me armë zjarri, pasi në zonë raportohen edhe krisma. Rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet zyrtare, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Polici i plagosur ka marrë fillimisht ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Reklama në FieriWeb

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e personit të shumëkërkuar dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button