KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, dy automjete dalin nga rruga

Një aksident është regjistruar në autostradën që lidh Fier me Vlorë, ku dy automjete kanë dalë jashtë rruge.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” dyshohet se i ka prerë rrugën një mjeti tjetër tip “Passat”, duke bërë që të dy drejtuesit të humbasin kontrollin dhe mjetet të përfundojnë jashtë korsisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të lehta materiale, ndërsa personat e përfshirë janë transportuar drejt spitalit të Vlorës për kontroll mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button